“Në tre orë ra shi sa për një muaj”, kryebashkiaku i Vlorës: Në disa zona situata ende problematike, janë evakuuar 55 persona

05/10/2024 10:45

Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha foli për situatën e rënduar në qytet pas përmbytjeve.

Gjatë inspektimit në terren ka konfirmuar që situata mbetet problematike në disa zona, është duke u monitoruar situata për të llogaritur dhe dëmet e shkaktuara.

Gjithashtu konfirmohet se 55 persona janë evakuuar dhe po shikohet mundësia menjëherë pas normalizimin e situatës për mbështetje financiare për familjet e dëmtuara me bashkëpunim me shtabin e emergjencave.

“Prezenca e të gjitha strukturave ka qenë gjithë kohën kudo munden. Ka zona nga qytetarë që kanë ankesa, por reagimi ka qenë maksimal. I kemi marrë me prioritete, aty ku ka më shumë prezencë të ujit, duhet të reagojmë më shpejt. Ka pasur një prurje prej 180 mm shiu për 3 orë, prurje e cila mund të ndodhë për një muaj.

Janë 55 banorë të evakuuar në konvikte. Janë asistuar me veshmbathje dhe ushqime, por kjo nuk mjafton. Do marrim masa edhe për konpensimet për dëmet dhe mbështetje financiare. Për bizneset nuk janë pjesë e pakës”, tha Dredha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA