Alarmi për Antarktidën, ekspertët: Kontinenti i bardhë po bëhet i gjelbër, “tmerron” arsyeja

05/10/2024 15:15

Pjesë të Antarktidës, deri vonë të mbuluara nga akulli, tani po bëhen të gjelbra me ritme alarmante, dhe arsyeja është nxehtësia ekstreme me të cilën përballet rajoni.

Një studim i ri ka ngjallur shqetësim mbi ndryshimin e peizazhit të kontinentit të bardhë. Shkencëtarët kanë përdorur imazhe satelitore dhe të dhëna të tjera për të analizuar nivelet e bimësisë në zonën që rezulton të jetë duke u ngrohur më shpejt se mesatarja globale.

Ata zbuluan se jeta e bimëve – kryesisht myshqet – ishte rritur në këtë mjedis të ashpër më shumë se 10 herë gjatë katër dekadave të fundit, sipas studimit të botuar në revistën Nature Geoscience. Shkalla me të cilën po gjelbërohet rajoni gjatë katër dekadave është përshpejtuar me mbi 30% mes viteve 2016 dhe 2021. Sigurisht, peizazhi atje vazhdon të jetë thuajse tërësisht borë, akull dhe shkëmbinj, por pjesa e gjelbër është rritur në mënyrë dramatike që nga mesi i viteve 1980, sipas Thomas Roland, autor studimi dhe shkencëtar mjedisor në Universitetin e Exeter.

“Gjetjet tona konfirmojnë se ndikimi i ndryshimeve klimatike antropogjene nuk ka kufi në shtrirjen e tij”, tha Roland. “Edhe në Gadishullin Antarktik – këtë rajon më ekstrem, të largët dhe të izoluar të shkretëtirës – peizazhi po ndryshon dhe këto efekte janë të dukshme nga hapësira”, shtoi ai. Sa më shumë të gjelbërohet gadishulli, paralajmërojmnë ekspertët, aq më shumë ka gjasa që rajoni të bëhet më i favorshëm për speciet pushtuese, duke kërcënuar potencialisht jetën e egër atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA