Hezbollahu ka humbur kontaktet me liderin e mundshëm që do të zëvendësonte Hassan Nasarallah, ish kreun e vrarë në një sulm nga forcat izraelite.
Një burim i sigurisë libaneze i tha CNN, se grupi ka humbur kontaktet me Hashem Safieddine që kur një rakete izralite goditi Bejrutin e jugut të premten.
Safieddine, kushëriri i Nasarallah kishte studiuar bashkë me të në Iran në vitet 1980 e së bashku ishin aktivë në grupin terrorist që po goditet nga Izraeli në Liban.
Vëllai i Safieddine është përfaqësuesi i Hezbollahut në Iran, ndërsa djali i tij është i martuar me vajzën e Qassem Soleimanit, gjenerali iranian i vrarë në një sulm me dron amerikan gjatë presidencës së Donald Trump në 2020.
Ashtu si kushëriri i tij Nasarallah, edhe Safieddine iu bashkua Hezbollahut menjëherë pasi u krijua në fillim të viteve 1980.
Safieddine sipas mediave të huaja ka edhe një ngjashmëri të frikshme me kushëririn e tij të vrarë.
Ai është kreu i këshillit të Xhihadit të Hezbollahut dhe ndër anëtarët kryesorë të këshillit të tij Shura. SHBA dhe Arabia Saudite e cilësuan Safieddinin si terrorist në vitin 2017.
Top Channel