Reshje të dendura shiu edhe në Lezhë, problematika në lagjen ’11 janari’! Rritet prurja e lumit Drin

04/10/2024 13:21

Reshjet e shiut që kanë përfshirë qarkun e Lezhës, sidomos gjatë orëve të drekës me intensitet më të lartë dhe kanë sjellë problematika në lagjen 11 janari.

Në terren janë punonjës të cilët po bëjnë të mundur hapjen e pesetave të bllokuara, e po ashtu u kanë ardhur në ndihme dhe nxënësve të disa shkollave si shkak i bllokimit të ujit.

Po ashtu bëhet me dije se kjo situatë e cila prej vitesh mbetet problematike në Lezhë pritet të marrë zgjidhje shpejt pasi do të ketë ndërhyrje në të gjithë qytetin në rrjetin e kanaleve të ujërave të zeza dhe të bardha.

Ka një rritje të lehtë të prurjeve në lumin Drin, por deri më tani pa shkaktuar probleme.

SITUATA NË QARKUN LEZHË DATË 04.10.2024, ORA 12:30

Territori i Qarkut Lezhë, gjatë orëve të ditës së sotme është përfshirë nga rreshje shiut me intensitet të mesatar, në interval të shkurtëra me intensitet të lartë, ku sipas të dhënave të marra nga Stacioni Metereologjik Ushtarak, Gjadër, deri në ora 12:00, kanë rënë 45 mm shi , por pa krijuar problematika.

Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet keto problem:
Sipas informacionit të marrë që ditën e djeshme në lidhje me situatën e rreshjeve për ditën e sotme, ju informojmë, se të gjitha strukturat përgjegjese të bashkisë Kurbin kanë qenë në gadishmëri. Rreshjet hera herës kane qenë mesatare dhe me intesitet te lartë.

Nga monitorimi i situates, ju informojme se deri me tani ne bashkine Kurbin nuk ka pasur problematika. Lumi Mat, ka nje rritje te paperfillshme te nivelit te tij.
Sistemi i kanaleve kullues dhe vadites funksionon normalisht dhe nuk ka rritje te nivelit.
Në qëndrat urbane ka pasur në zona te vecanta, prezence momentale te ujrave por që sistemi i kanalizimeve dhe kullimeve ështe funksional.

Punonjesit e ujesjellës kanalizimeve janë në terren për monitorimin e situatës ashtu dhe për kontrollin e të gjitha stacioneve të pompimit.

Furnizumi me uje dhe energji eshte normal, me përjashtim të linjës së Patokut pa drita, shkaktuar nga demtime te shtyllave te linjes. Po punohet per rivendosjen sa me shpejte te shtyllave te reja si edhe 2 lagje ne Mamurras . Nga grupet e punës së OSHEE vazhdon puna per riparimin e difekteve dhe rivendosjen në pune, të këryre linjave.
Te dy hidrovoret jane ne gadishmeri per perballimin e situates.
Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë raportohen keto problem:

Territori i Bashkisë Lezhë, gjatë orëve të paradites është përfshirë nga rreshje shiut me intensitet të mesatar, hera herës të lartë në interval të shkurtëra.
Për momentin kemi reshje me intensitet të mesem.
Ka prezence të ujit neper rruge, oborre banesash por pa krijuar problematika, pervec një banese në Njesine Administrative Shengjin, pranëPortit.(Bajram Rrustja). Këtu po ndërhyhet me strukturat e MZSH për largimin e ujrave.

Probleme të furnizimit me ujë të pishëm dhe energji elektrike nuk ka.
Kuota e lumit Drin vazhdon të jetë në nivele minimale.
Hidrovorët janë në gadishmëri, po punojne me kapacitet të plote dhe furnizohen normalisht me energji elektrike.

Rruget bashkiake jane të kalueshme pa problem.
Strukturat e EC të bashkisë Lezhe janë në gadishmeri dhe po monitoron situaten në te gjithë territorin e saj, duke kordinuar punën me të gjithë strukturat e saj.
Nga drejtuesit e OSHEE Lezhë raportohen disa difekte të vogla, të cilët grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e tyre.

Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë raportohen këto probleme: Në territorin e bashkise Mirdite ka patur reshje me intensitet të mesëm por pa sjellur problematika.

Nga drejtuesit e OSHEE, Mirditë informohemi se aktualisht si rezultat I reshjeve dhe rrjetit të amortizuar janë pa energji elektrike ne qytet Rreshen lagjia e Pazarit, lagjia e ish Parkut, kurse pjesa tjetër ëshë e gjitha me energji elektrike. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e difekteve dhe kthimin në normalitet, përsa I përket furnizimit me energji elektrike. Probleme të furnizimit me ujë të pishëm nuk raportohen.
Kuota e lumit Drin e Mat vazhdojnë të jenë në nivele minimale, me pa rritje.Hidrovorët janë në gatishmëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA