Një protestë e pazakonte është zhvilluar këtë të premte para ambasadës iraniane në Ukrainë, pasi Irani furnizon me armë Rusinë.
Dy aktiviste të organizatës feministë Femen protestuan gjysmë të zhveshura në qendër të Kievit, ndërsa bërtisnin me parulla kundër Rusisë de Iranit. Anëtarët e Femen, një organizatë e grave e themeluar në Ukrainë, por të pranishme edhe në vende të tjera, protestuan topless, duke shkruar parulla në trupat e tyre.
Kujtojmë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në shtator akuzoi Teheranin nga selia e OKB-së për bashkëpunim në operacionet ushtarake ruse pasi Moska pushtoi Ukrainën në vitin 2022. Pas dronëve të ngarkuar me eksploziv Shahed, të cilët Rusia i përdor gjerësisht për të goditur fqinjin e saj, Teherani akuzohet gjithashtu se ka furnizuar Rusinë me raketa me rreze të shkurtër veprimi, të cilat nuk janë përdorur ende në Ukrainë, sipas Zelenskyt.
Nga ana e tij, Irani mohon çdo mbështetje për Rusinë, për luftën e saj.
Top Channel