“7 tetori do të jetë dita e kthesës së madhe”, u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për protestën e organizuar nga opozita në hënën.
Ish-kryeministri bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë.
“Do të jetë dita e kthesës së madhe, do të jetë radha jonë, radha e qytetarëve. Beteja jonë nuk ndalet deri në krijimin e qeverisë teknike. Pra, qëllimet tona janë qëllimet më demokratike, në kuptimin që kërkojmë të hapim rrugën për një proces të lirë dhe të ndershëm që Edi Rama e ka kaluar në një farsë të vërtetë. Kërkojmë që Shqipëria të mos jetë më një narkoshtet, por një shtet ligjor. Kërkojmë ato që i mungojnë sot qeverisë shqiptare”, tha Berisha.
I pyetur për mënyrën se si do të protestohet, kreu demokrat tha se “qytetarët do shprehin revoltën e tyre me të gjitha mjetet e mosbindjes civile”, po pa dhënë më shumë detaje.
“Ajo që qytetarët do bëjnë ditën e hënë, do të tregojnë guximin, do shprehin revoltën e tyre me të gjitha mjetet e mosbindjes civile”.
Top Channel