Pas institucioneve të tjera, edhe Prokuroria e Përgjithshme ‘refuzon’ komisionin “Xhafaj”: Jo pjesëmarrje të ekspertëve, opinion të produkteve të punës

04/10/2024 13:02

Pas institucioneve të tjera të drejtësisë, edhe Prokuroria e Përgjegjshme ka refuzuar komisionin “Xhafaj”.

Prokuroria e Përgjithshme ka shprehur vullnetin të bashkëpunojë me Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” për çdo çështje të natyrës teknike që lidhet me kuadrin kushtetues e ligjor brenda të cilit funksionon prokuroria dhe sistemi i drejtesisë.

Prokuroria nuk do të marrë pjesë me ekspertë si pjesë të nëngrupit të punës së komisionit, por ka njoftuar komisionin për caktimin e pikave të kontaktit të institucionit sipas fushave përkatëse të ekspertizës, të cilët do të bashkëpunojnë me komisionin në formën e dhënies së opinioneve mbi produktet e punës së këtij të fundit në të gjitha rastet që do t’u kërkohet prej tij.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA