Moti i keq në Durrës! Probleme në shumë rrugë, ende pezull lundrimi i anijeve të peshkimit
04/10/2024 13:41
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në shumë prej rrugëve të Durrësit, duke shkaktuar vështirësi jo vetëm për kalimtarët, por edhe për automjetet.
Problematike paraqitet situata në disa kryqëzime, si dhe në periferi. Ndërkohë moti i keq vazhdon të mbajë të pezulluar aktivitetin e flotës së peshkimit.
Natën e kaluar dy tragetet e linjës Durrës-Bari shtynë lundrimet për shkak të erës dhe detit të trazuar dhe u nisën mëngjesin e sotëm me 8 orë vonesë. Burime portuale bëjnë me dije se situata meteorologjike pritet të përmirësohet të shtunën.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës ka dalë në terren dhe po punon për zhbllokimin e pusetave dhe normalizimin e kalimit në rrugë.
Top Channel