Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, Kryeministria: Ekipin mjekësor e drejton doktor Arben Gjata, natën e sotme do ta kalojë në QSUNT
03/10/2024 11:19
Kryeministri Edi Rama është shtruar ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Zyra e Kryeministrisë tha se Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT.
Kryeministri Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale. Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”, tha zyra e Kryeministrit.
Top Channel