Rebelët Huthi të mbështetur nga Irani, deklaruan se kanë kryer një sulm me dronë ndaj Tel Avivit, çka nuk është konfirmuar drejtpërdrejt nga autoritetet izraelite.
Në deklaratë, rebelët ofruan detaje duke pretenduar se kanë kryer një operacion ushtarak që shënjestroi objektiva të rëndësishme në Jafa me një sërë dronësh.
“Operacioni i arriti me sukses qëllimet e tij, dronët i goditën shënjestrat e tyre dhe armiku nuk ishte në gjendje të përballej me ta apo t’i rrëzonte”, nënvizohet më tej.
Ushtria izraelite nga ana e saj pohoi vetëm se ka frenuar një objektiv të dyshuar ajror në afërsi të rajoneve qendrore të vendit gjatë natës, por pa dhënë më shumë detaje.
Të mërkurën, Huthi njoftuan gjithashtu se pak pas sulmit të Iranit, edhe ata lëshuan raketa lundruese drejt shtetit hebre.
Javën që shkoi, grupi i armatosur që kontrollon një pjesë të mirë të Jemenit, lëshoi një raketë në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion, që gjendet në afërsi të Tel Avivit. Ky sulm u pasua me sulme ajrore izraelite në Jemen, përfshirë në portin e Hodeidës.
Huthit janë pjesë e “Boshtit të rezistencës” – rrjetit të bashkëpunëtorëve rajonalë që ka Irani kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
QW prej nëntorit të vitit të kaluar, në shenjë solidariteti siç shprehen ata me palestinezët në Gaza, kanë sulmuar vazhdimisht anijet në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit, duke trazuar tregtinë ndërkombëtare.
Top Channel