EMRI/ Aksident në Lushnje-Berat! Nuk mori dot kthesën dhe përfundoi në kanal, plagoset shoferja e taksisë

03/10/2024 18:09

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Kashtë Bardhë.

Korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi bën me dije se drejtuesja e mjetit taksi, Mirela Shellima, nuk ka arritur dot të merrte kthesën, por ka ecur drejt dhe ka përfunduar në kanal.

Ajo është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka nisur hetimet. Kjo pikë në aksin Lushnje-Berat është e rrezikshme dhe numri i aksidenteve të tilla është i shpeshtë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA