22/11 15:03
Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 60 ditë nga punimet e Kuvendit Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe Bledjon Nallbanit, ndërsa Edi Palokën me 10 ditë, ndërsa të tjerët me 40 ditë.
Pas këtij njoftimi ka reaguar kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, i cili thotë kjo nuk do t’i pengojë që të jenë “përballë Edi Ramës”.
“1/2. Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin!”, shkruan ai.
Top Channel