Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Lisbonë, të Portugalisë.
Dy burra dhe një grua shtatzënë u qëlluan për vdekje nga disa persona të armatosur brenda një salle berberësh, dhe më pas u larguan me një makinë. Ngjarja ndodhi në lagjen Peña de France të kryeqytetit portugez, ndërsa mësohet se vrasjet janë kryer në brendësi të “Granda Pente”.
Sipas mediave portugeze viktimat janë një berber, një shofer taksie dhe gruaja e tij shtatzënë (të dy klientë të berberit). Por gazeta “SIC Notícias”, shkruan se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes pronarit të dyqanit dhe autorëve të dyshuar. Të tre të dyshuarit kanë hyrë në një sallë berberësh dhe kanë kërkuar nga berberi që t’i shërbejë, por përgjigja e tij nuk u ka pëlqyer dhe e kanë qëlluar bashkë me dy klientët.
Vrasjet me gjakftohtësi janë regjistruar rrallë në Portugali, e cila konsiderohet si një nga vendet më të sigurta në botë. Megjithatë, shkalla e krimit është rritur në vitet e fundit.
Top Channel