Sulmi raketor i Iranit ndaj Izraelit ishte një “përgjigje e nevojshme dhe proporcionale” ndaj “akteve agresive” të
Izraelit në Lindjen e Mesme gjatë muajve të fundit, tha të mërkurën i dërguari iranian në Kombet e Bashkuara.
Amir Saeid Iravani i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Izraeli “kupton vetëm gjuhën e forcës”, duke paralajmëruar se çdo akt agresioni nuk do të mbetet i pandëshkuar.
“Çdo akt kufizimi i ndërmarrë nga Irani vetëm sa e ka trimëruar Izraelin për të kryer krime edhe më të mëdha dhe më shumë akte agresioni. Rrjedhimisht, përgjigja e Iranit ishte e nevojshme për të rivendosur ekuilibrin dhe parandalimin”, tha Iravani.
Më herët të mërkurën, ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se vendet që ndihmuan në bllokimin e raketave që synonin Izraelin të martën do të “mbahen përgjegjëse”.
Top Channel