Përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi, reagon Çupi: Dënim pa ligj! Akt i rëndë që minon demokracinë

02/10/2024 20:00

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar pasi Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga Kuvendi 24 deputetë të PD, pas trazirave të hënën në Kuvend.

Në një reagim publik, Çupi shprehet se rregullorja e Kuvendit nuk e parashikon një vendim të tillë, ndërsa shton se dënimi pa ligj i deputetëve të opozitës është një akt i rëndë që minon demokracinë dhe duhet të dënohet.

“Rregullorja e Kuvendit parashikon se masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja ne komisione dhe/ose ne seance plenare DERI ne 60 dite” jepet VETËM ne rastet: kur deputeti përdor lende apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete te tjera te ngjashme brenda sallës se zhvillimit te punimeve te Kuvendit/mbledhjes se komisionit /brenda mjediseve te Kuvendit. Pra përjashtimi i deputetëve për 40-60 ditë mund të ndodhë vetëm në këto rrethana.

Veprimet e 24 deputetëve janë publike dhe askush prej tyre nuk është në këto rrethana. Dënimi pa ligj i deputetëve të opozitës është një akt i rëndë që minon demokracinë. Pengimi i tyre pa ligj në ushtrimin e misionit të tyre është krim, që nuk mund të mbetet pa ndëshkuar!”, shprehet demokratja Çupi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA