Në kërkim të turistit të zhdukur! Prej dy javësh 72-vjeçari nga Belgjika humbi kontaktet në malin e Jabllanicës

02/10/2024 17:00

Një 72-vjeçar belg rezulton i zhdukur në parkun Kombëtar të Shebenikut që prej 11 shtatorit.

Mark Joris ishte nisur nga Kosova, ka kaluar në Maqedoninë e Veriut dhe përmes një shtegu ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ka kaluar në malin e Jabllanicës, të paktën siç tregojnë barinjtë e zonës që e kanë parë të kalojë.

72-vjeçari i humbi kontaktet në 11 Shtator ndërsa në 14 Shtator u njoftua Administrata e zonave të Mbrojtura e qarkut të Elbasanit e cila vijon kërkimet tashmë prej më shumë se dy javë.

Prej disa ditësh në Librazhd po qëndron dhe e bija e 72-vjeçarit të zhdukur, e cila me një grup belg gjithashtu është përfshirë në kërkime.

Grupimet në terren kanë nevojë për më shumë ekipe pasi territori është i madh dhe koha e gjatë minimizon shpresat për shpëtim.

Kontakte të vazhdueshme po mbahen edhe me policinë kufitare të Maqedonisë së Veriut në rast se Mark Joris kalon në territorin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA