Tre civilë janë vrarë nga një sulm ajror izraelit në kryeqytetin sirian të Damaskut, sipas mediave shtetërore siriane.
Po ashtu raportohet për tre të tjerë të plagosur në Damask. Sulmi ajror izraelit shënjestroi një ndërtesë banimi në periferi të Mezzah në Damaskun perëndimor. Megjithatë Ushtria Izraelite e Mbrojtjes, IDF, nuk ka komentuar pretendimet.
Që nga shpërthimi i luftës me Hamasin, Izraeli ka përshkallëzuar sulmet e tij ndaj objektivave të milicisë të mbështetur nga Irani në Siri dhe gjithashtu ka goditur mbrojtjen ajrore të ushtrisë siriane dhe disa nga forcat e saj brenda territorit të tij.
Besohet se militantët e Hezbollahut me bazë në Liban, të mbështetur nga Irani, veprojnë gjithashtu në Siri.
Top Channel