Frikë nga sulmet izraelite, BE thirrje linjave të fluturimeve: Shmangni hapësirën ajrore iraniane

02/10/2024 18:07

Bashkimi Evropian i bën thirrje linjave të fluturimeve të shmangin hapësirën ajrore iraniane.

Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) këshilloi sot linjat ajrore që të shmangin hapësirën ajrore të Iranit për shkak të “rritjes së rrezikut” në rajon pas sulmit me raketa balistike të Iranit ndaj Izraelit dhe paralajmërimit të qeverisë izraelite se ai do të përgjigjet.

Ky “Njoftim për Zonat e Luftës” është i vlefshëm deri më 31 tetor. Për të njëjtën periudhë kohore, një tjetër paralajmërim është lëshuar të shtunën në lidhje me hapësirën ajrore të Izraelit dhe Libanit.

Liderët botërorë u bënë thirrje Iranit dhe Izraelit të tërhiqen nga përshkallëzimi i situatës, pasi Teherani lëshoi një sërë raketash ndaj Izraelit mbrëmjen e djeshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA