Një 13-vjeçar është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër për të marrë mjekim këtë të mërkurë.

Sipas informacioneve të policisë, i mituri dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:55, në rrugën e Kalasë Rozafa.

“Rreth orës 16:55, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për të marrë mjekim një i mitur 13 vjeçar, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht me biçikletë në rrugën e Kalasë Rozafa.

13-vjeçari, ndodhët jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA