Çfarë ndodh nëse dënohet për incidentet në Kuvend? Kërcënon Noka: Radhën do ta ketë Kryesia e Kuvendit

02/10/2024 15:03

“Nëse dënohem, herës tjetër e ka radhën kryesia e Kuvendit”, ishte paralajmërimi i Flamur Nokës, kur u pyet nga gazetarët si do të reagojë nëse dënohet me 60 ditë përjashtim nga Kuvendi për incidentet e shkaktuara në seancën e kaluar plenare.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar gjatë ditës së djeshme në SPAK, 73 deputetë të Partisë Socialiste.

Konkretisht në kallëzimin e dorëzuar në SPAK 73 deputetët e Partisë Socialiste, sipas njoftimit zyrtar të Grupit të PD, ata akuzohen se kanë konsumuar në bashkëpunim veprat penale të “Pengimit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës” dhe “Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të Gjykatës”, parashikuar në nenet 320 dhe 320/a të Kodit Penal.

Për bllokimin e punimeve të Kuvendit dhe djegien e karrigeve, deputetët e opozitës rrezikojnë ndëshkim me përjashtim nga jeta parlamentare, por edhe sanksione financiare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA