“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që punojnë për forcimin e sektorit të drejtësisë u takuan sot me Gjykatën Kushtetuese”, kështu shprehet Ambasada Amerikane në Tiranë në një postim në Facebook, krahas fotos së VonHorn me gjyqtarët e Kushtetueses.
VanHorn ritheksoi rolin vendimtar që luan një Gjykatë Kushtetuese e pavarur në garantimin e drejtësisë për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke mbështetur parimet demokratike dhe për të çuar më tej shtetin e së drejtës.
Gjatë takimit, E Ngarkuara me Punë VanHorn theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Gjykatën, ndërsa vazhdon punën e saj me integritet dhe profesionalizëm.
Takimi i zonjës VanHorn që shoqërohej nga dy këshilltarët ligjorë rezidentë në ambasadë, me gjyqtarët Kushtetues më shumë se sa bisedë në kohë të trazuara për pak prej tyre, vjen në prag të çështjeve të mëdha që nga SPAK kanë mbërritur për interpretim Kushtetues.
Top Channel