Papagallët pushtojnë qytetin argjentinas me klithma e jashtëqitje, pas shpyllëzimit të rrethinave (fotot)

01/10/2024 16:45

Numri zogjve ka kaluar atë të banorëve të qytezës Hilario Ascasubi, teksa shpyllëzimet i kanë lënë ata në kërkim të ushqimit, ujit e strehës.

Qyteza në brigjet Atlantike të Argjentinës është mbushur tashmë me mijëra zogj të verdhë, të kuq e të gjelbër, sipas biologëve prej shpyllëzimit të zonëve rrethuese kodrinore.

Por ata kafshojnë kabllot elektrike, ndotin e krijojnë zhurmë, duke shqetësuar banorët, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

“Kodrat janë duke u zhdukur dhe zogjtë i afrohen qytetit në kërkim të ushqimit, ujit e strehimit”, tha biologia vendase Daiana Lera, duke shpjeguar zhdukjen e tokave gradualisht gjatë viteve në Argjentinë.

Në vite të shkuara papagallët kërkonin strehim në qytet gjatë vjeshtës e dimrit, ndërsa tani sipas banorëve ata janë rreth 10 ne numër, për çdo banor të qytetit. Në verë zogjtë emigrojnë drejt shkëmbinjve të rajonit Patagonia për sezonin e shumimit.

Imazhet nga vendi tregonin qindra zogj mbi telat e shtyllat elektrike, siluetat e të cilëve dukeshin në perëndim të diellit, të ngjashme me skenat e filmave klasikë të viteve 1960-të të Alfred Hitchcock, shkruan The Guardian.

Rezidentët kanë provuar metoda të ndryshme për t’i bërë të largohen si me zhurmë apo me drita lazer, por deri tani nuk ka funksionuar.

“Duhet të rikthejmë mjediset tona natyrale,” thotë më tej Lera. “Por derisa kjo të ndodhë duhet të mendojmë për strategji të jetesës harmonike në qytetet tona”./TheGuardian/

FOTO GALERI
1/3
Numri zogjve ka kaluar atë të banorëve të qytezës Hilario Ascasubi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA