Ka ngjallur shqetësime në Greqi vendimi i Gjermanisë për të rikthyer kontrollet kufitare, me qëllim parandalimin e emigracionit të paligjshëm.
Gazetat në vendin fqinj flasin për një vendim „anti-europian“ , e një dëshmi të kapitullimit të qeverisë gjermane ndaj partisë ekstremiste të djathtë si Alternativa për Gjermaninë (AfD). Në Athinë i druhen një efekti domino brenda Bashkimit Europian nëse vendet anëtare ndjekin shembullin e Gjermanisë.
“Kufij të mbyllur, plagë të hapura” ishte tituli i gazetës liberale To Vima, një ditë para fillimit të kontrolleve kufitare, ndërsa të tjera publikime paralajmëron “një fluks emigrantësh pasi Gjermania mbylli kufirin”. Frika e ekzekutivit grek është se Gjermania do të refuzojë emigrantët që kërkuan azil gjatë qëndrimit të tyre në në këtë vend, çka do të bëjë që ata të mbeten në Greqi. E përditshmja KONTRA del madje me pretendimin se: “kancelari Olaf Scholz po bën presion për kthimin e 30,000 afganëve në Greqi dhe po ofron 15,000 euro për secilin emigrant”.
Megjithatë, sipas një sondazhi nga Instituti për Hulumtimin e Tregut Pulse për Skai TV, emigrantët dhe refugjatët nuk janë shqetësimi kryesor i votuesve grekë. Aktualisht, nuk ka krizë emigrantësh në Greqi: nga janari deri tani, vetëm rreth 36,000 të ardhur u regjistruan në Greq, shumica nga Afganistani, Siria, Egjipti dhe territoret Palestineze.
Top Channel