Greva e punonjësve mbyll terminalet e portit të dytë më të madh në Kanada (fotot)

01/10/2024 19:33

Punonjësit e portit të Montreal në Kanada kanë nisur dje një grevë të përgjithshme tre-ditore duke mbyllur dy terminale që përpunojnë më shumë se 40 përqind të trafikut të konteinerëve.

Rreth 350 punonjës kanë lënë punë në terminalet Viau dhe Maisonneuve Termont mëngjesin e djeshëm, mes negocjatave për kontratat e punës.

Sindikata thotë se veprimi kërkon të vërë drejtuesit në presion për rritjen e rrogave dhe përmirësimin e kushteve të punës, pasi kishin tentuar më parë të dëgjoheshin nga zyrtarët por pa rezultat.

Veprimi sindikal vjen një ditë para mbylljes së mundshme gjithashtu të porteve amerikane nga Maine deri në Texas, nga sindikata që përfaqëson rreth 45,000 punonjës porti, të cilët kërkojnë rritje të rrogave përballë inflacioni e rritjes së kostove të jetesës.

Analistët thonë se zgjatja e mbylljeve mund të shkaktojë tjeter rritje të çmimeve të mallrave në të gjithë kontinentin, teksa afrojnë zgjedhjet në SHBA.

Zëdhënësi i sindikatës kanadeze Michel Murray tha më herët në një konferencë se punonjësit nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre ku përfshihen oraret dhe siguria në punë.

FOTO GALERI
1/3
Rreth 350 punonjës kanë lënë punë në terminalet Viau dhe Maisonneuve Termont mëngjesin e djeshëm, mes negocjatave për kontratat e punës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA