Një foto e dhimbshme është publikuar dje ku dy gjyshërit shihej të prisnin të shpëtoheshin nga çatia e shtëpisë, të rrethuar nga uji i frikshëm që vërshoi gjatë uraganit në Karolinën e Veriut, SHBA.
Jessica Drye Turner — e cila ishte qindra kilometra larg në Texas — mori foton nga motra e saj e bllokuar bashkë me të tjerët në çatinë e shtëpisë në Asheville, teksa lutej për ndihmë të premten.
Por ndihma nuk erdhi në kohë dhe çatia nuk i rezistoi peshës duke vrarë dy të moshuarit në të 70-at dhe nipin e tyre shtatë-vjeçar Micah.
Numri viktimave të uraganit ka arritur tashmë në 133 — mes të cilëve 40 në zonën e Asheville.
Në lutjen e saj, Turner postonte foton e dërguar nga motra Megan Drye — e cila ishte e bllokuar në çati me dy prindërit dhe të voglin Micah.
Imazhet tragjike shfaqin të moshuarit të mbledhur së bashku, të rrethuar nga batanije, teksa uji ngrihet vetëm disa pëllëmbë poshtë çatisë.
“Ata thirrën emergjencën por nuk kshin mudnësi pasi kishte edhe të tjerë për të shpëtuar,” shkruante Turner të premten.
Motra e saj Megan arriti të shpëtonte duke u mbajtur mes mbetjeve pa u marrë nga uji. Rreth një orë më vonë ajo ishte shpëtuar nga skuadrat që erdhën për ndihmë.
“Lutem për motrën time që humbi djalin e saj, mundohemi ta ngushëllojmë”, shton Turner, e cila dje postonte për dhimbjen e gjetjes së trupit të nipit të saj, rreth gjysmë kilometri nga vendi ku ishin bllokuar.
“Nëse vdekja e tij dhe e prindërve të mi çojnë të tjerët drejt Krishtit, atëherë ashtu qoftë. Fjalët e fundit që Micah tha para se të merrej nga uji ishin, ‘Jezus më ndihmo!’”, shton gruaja.
Uragani solli shkatërrim e vrau njerëz në Florida, Georgia, Karolina e Jugut dhe te Veriut, Tennessee e Virginia në juglindje të SHBA.
Zyrtarët thonë se numri i viktimave mund të rritet ende teksa situata është ende e rëndë.
Guvernatori i Georgia, Brian Kemp tha se të paktën 25 njerëz janë vrarë në shtetin e tij, ndërsa Karolina e Jugut raportonte të paktën 29, shkruan New York Post.
Top Channel