23/12 08:31
Një lloj i ri rakete hipersonike u përdor në sulmin e Iranit kundër Izraelit dhe sipas Teheranit, dhe shkalla e goditjes është 90%.
Në një deklaratë, Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) pohoi gjithashtu se “90%” e raketave të saj goditën me sukses objektivat e tyre.
Kjo bie ndesh me raportet e tjera, teksa këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë e quajti sulmin “të paefektshëm”.
IRGC tha se raketa e saj “Fattah”, e krijuar dhe prodhuar nga Teherani dhe e zbuluar vetëm vitin e kaluar, ishte pjesë e një breshërie raketash që ranë mbi qytetet izraelite.
Emri i raketës është përkthyer nga arabishtja si “pushtues” ose “sjell fitore” .
Top Channel