Arbjan Mazniku, ministër shteti për Pushtetin Vendor, e quajti betimin e Vangjel Tavos si kryetar i bashkisë së Himarës “një moment shumë të mirë”.
Kjo sepse sipas tij shënon mbylljen e “telenovelës së Himarës”. Ministri thekson se Qeveria do të mbështesë Himarën, si një vend turistik që ka nevojë për zhvillim.
Mazniku: Është një moment shumë i mirë, u mbyll kjo telenovela e Himarës, në mënyrën më të mirë të mundshme.
Detyra e bashkisë është të merret me shërbimin ndaj njerëzve, duhet të fillojmë që sot përgatitjet për vitin e ri turistik, që gjithë infrastruktura të jetë e gatshme.
Do ketë të gjithë mbështetjen e Qeverisë, sepse Himara është në thelb edhe epiqendra e turizmit shqiptar, kartolina e Shqipërisë ndërkombëtare. Është e rëndësishme të përgatitet sa më mirë vendi. Ne duam që qytetarët e zonës t’ia shohin ‘hajrin’ zonës.
Himara është një ndër zonat më të avancuara në procesin për dhënien e pronësisë dhe legalizimet. Unë besoj që gjithë palët të fokusohen te mënyra se si mund të bëjmë më mirë jetën e qytetarëve, të fokusohemi te diskutimet konstruktive. Kur fushata mbaron është e rëndësishme që palët të jenë bashkë.
Top Channel