Thyen foltoren dhe tentuan të godasin kryetaren e Kuvendit, PS kërkon masë disiplinore ndaj 24 deputetëve të PD

30/09/2024 20:52

Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj 24 deputetëve të PD.

Konkretisht ndaj Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Kjo pas situatës së krijuar sot në Kuvend, ku deputetët e PD thyen karriget dhe iu vunë flakën, si dhe tentuan të godasin kryetaren e Kuvendit me sende të ndryshme, përfshirë dhe pjesë druri nga karriget.

“Deputetët e opozitës që në nisje të seancës i janë drejtuar foltores duke e bllokuar atë dhe duke u konfliktuar fizikisht me punonjësit e Gardës së Republikës.

Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati goditën me mjete shumë të forta drejt Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, mjete të cilat mund të rrezikonin dhe jetën, dhe vënia në rrezik e jetës brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë është e papranueshme.
Deputetët e opozitës vijuan me kaosin në sallë duke nxjerrë jashtë nga salla e parlamentit karriget të cilave më pas u vendosën flakën, duke rrezikuar kështu përhapjen e flakëve në godinë.

Tensionet e krijuara në sallë penguan deputetët e mazhorancës që të mbanin fjalët e tyre të cilët ishin regjistruar për të diskutuar në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, sipas rendit të ditës.

Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati nuk lejuan që deputetët Erion Braçe dhe Petro Koçi të mbanin fjalët e tyre duke i marrë kartën dhe dëmtuar paisjen elekronike. Deputetët gjithashtu kanë tentuar të mos lejojnë të mbante fjalën dhe Kryetari i grupit Niko Peleshi dhe Nënkryetari i Grupit Toni Gogu duke krijuar tensione.

Këto sjelle dhe veprime të rënda kanë cenuar rëndë parimet dhe vlerat parlamentare. Këto situata të rënda kanë dëmtuar jo vetëm imazhin e Kuvendit si institucioni më i lartë ligjvënës i vendit, por edhe pengojnë përmbushjen e funksioneve të tij të rëndësishme.

Veprimet e deputetëve të opozitës janë një shkelje e hapur dhe flagrante e detyrave të tyre si përfaqësues të popullit dhe bien ndesh me normat e mirësjelljes dhe etikës parlamentare.

Sa më sipër, bazuar në nenin 63, pika 1 gërma d), dhe nenin 65/1 pika 1 gërma a) dhe pika 6 dhe 7, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të ndryshuar.

Nenit 3, gërma dh) dhe ë), nenit 6 , nenin 8, pika 2 gërma b) dhe nenit 33 i Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë:

– Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

– Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore”, thuhet në shkresën e drejtuar Kuvendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA