Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pas mbledhjes së grupit, theksoi se PD do të ndjekë me përgjegjësi të gjitha mbledhjet e Kuvendit, teksa opozita ka paralajmëruar bojkot pas dënimit të deputetit Ervin Salianji.
“Kemi diskutuar për rendin e ditës, dua të konfirmoj se Grupi Parlamentar i PS do të ndjekë me përgjegjësi të gjitha mbledhjet. Edhe seanca e sotme është një seancë e rëndësishme, pas javës së gjelbër. Deputetët kanë qenë në terren. Sot është zhvilluar një seancë e Komisionit për Çështjet Europiane, ku ka kaluar raportin për pozicionin e Shqipërisë në raport me BE, është një hap para në këtë proces. Në mbledhje kanë marrë pjesë edhe disa deputetë të opozitës. Ka dhe komisione të reja. Jeta parlamentare po vazhdon. Ne do ta vazhdojmë jetën parlamentare. Është zgjedhja e opozitës nëse do të marrë pjesë apo jo“, tha Peleshi.
I pyetur se si do të veprojë mazhoranca, nëse opozita bllokon mbledhjet dhe komisionet, kreu i grupit parlamentar socialist tha: “S’kemi pse paragjykojmë, deri më tani nuk ka asgjë të tillë. S’e kemi kuptuar mirë vendimin e opozitës, s’e di çfarë do të thotë ndërprerje e marrëdhënieve me mazhorancën. Bllokim nuk e di çfarë do të thotë, ne na qëndron në krye ligji“.
Top Channel