Ish-kryebashkiaku i Pogradecit paraqitet sërish në SPAK

30/09/2024 12:12

Ish-kryebashkiaku i Pogradecit paraqitet në SPAK, Eduard Kapri.

Ish-kryetari i bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri dhe ish zv-kryetari i së njëjtës bashki, Avdulla Cano janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në vitin 2023.

Gjatë vitit të kaluar SPAK insistonte se ata duhet të shpallen fajtorë dhe për këtë arsye dorëzoi në Apelin e Posaçëm kërkesën për dënimin e tyre jo vetëm me burg, por gjithashtu edhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike.

SPAK  i tha Gjykatës së Apelit se ish-kryebashkiaku duhet dënuar me një vit burgim.

Të njëjtën kërkesë për t’i cilësuar si fajtorë, SPAK e përsëriste edhe ndaj ish-drejtoreshës Enkelejda Kllomollari, Nexhmi Korrës ish-koordinator i njësive administrative të dyshuar për shpërdorim detyre e shkelje të barazisë në tendera.

Por, edhe ndaj punëtorëve të mirëmbajtjes në këtë bashki, Gurali dhe Safet Blaceri, njëri mirëmbajtës dhe tjetri hidraulik.

Të gjashtë, nën vështrimin e SPAK-ut, jo vetëm abuzuan gjatë vitit 2017 me një tender për dru zjarri me vlerë 9 milionë lekë, por në 28 qershor 2019 në tre shkolla dhe një kopsht janë kapur në flagrancë nga policia duke mbyllur me çelës tre shkolla  të miratuara si qendra votimi prej KQZ-së.

Sipas Gjykatës të Shkallës së Parë, shkresat e Kaprit si kryetar bashkie nuk sollën asnjë pasojë kriminale, pasi shkollat u mbyllën dy ditë para zgjedhjeve dhe se njoftimi i drejtuesve lokalë ishte thjesht administrativ.

Sipas SPAK, këto veprime nuk ishin të pafajshme, por ishin në shpërdorim të detyrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA