Opozita nuk ka marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve që po zhvillohet këtë të hënë.
Deputetët demokratë nuk morën pjesë edhe në Komisionin e Posaçëm të Sterilizimit dhe Check Up-it, mbledhje e cila u shty për shkak të mungesës së dëshmitarit.
Jorida Tabaku dhe Edi Paloka morën pjesë vetëm në Komisionin e Integrimit, sipas tyre për të shprehur qëndrimin e Partisë Demokratike për hapjen e negociatave me BE.
Opozita e ka nisur sot aksionin pas dënimit me burg të deputetit Ervin Salianji për veprën penale kallëzim i rremë.
“Nesër nuk marrim pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare, me përjashtim të Palokës dhe Joridës që me porosi të Kryetarit të Partisë që do të jenë tek integrimi për të shprehur qëndrimin e PD për hapjen e negociatave me BE. Ndërkohë rikujtesë për mbledhjen e Grupit Parlamentar nesër në seli në orën 15:00.”, shkruhej në njoftimin e një dite më parë të opozitës.
Deputeti Edi Paloka theksoi në një deklaratë për mediat se opozita nuk do të jetë pjesë e komisioneve sot deri në mbledhjen e grupit, ndërsa njoftoi se në Kuvend do të kërkojnë ngritjen e një komisioni, i cili do të quhet “Komisioni i së vërtetës”, në mënyrë që të zbardhë lidhjen e krimit me politikën.
Top Channel