
26/02 22:25
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë një zyrtar të lartë të Hezbollahut në sulmet e kryera në Liban të shtunën e 28 shtatorit.
Nabil Qaouk, kreu i këshillit të sigurisë parandaluese të Hezbollahut dhe një anëtar kyç i këshillit qendror të tij, u vra nga avionët luftarakë dje, sipas asaj që raporton IDF në një deklaratë.
Hezbollahu nuk ka dhënë ende asnjë koment mbi fatin e Qaouk, teksa IDF e përshkroi atë si një person afër majës së Hezbollahut dhe vazhdoi duke thënë se ai ishte i angazhuar drejtpërdrejt në promovimin e komploteve terroriste kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij.
Top Channel