“Sot jemi më afër se kurrë BE-së”, Spiropali e Veliaj tur blic në Kamëz, Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë

29/09/2024 17:09

Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali, nisën sot një tur të shpejtë në të gjithë qarkun, si parapërgatitje për zgjedhjet e vitit 2025.

Në takimin me strukturat e Kamzës, Vorës, Kavajës dhe Rrogozhinës, Veliaj tha se me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, Shqipëria është më afër se kurrë familjes evropiane.

“Duhet ta ngremë Flamurin e Republikës së Shqipërisë në oborrin e Bashkimit Europian. O jemi afër sot, o s’kemi qenë kurrë më përpara! Kjo është arsyeja pse na duhet ky mandat i katërt, për ta çuar Shqipërinë në familjen evropiane, si aspirata e qindra viteve, por është fati ynë, i kësaj skuadre, i PS-së dhe Edi Ramës, që ta përmbushim këtë mision”, tha Veliaj.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali tha se sot socialistët po punojnë për Shqipërinë e cila në 2030-ën, do  jetë anëtare e Bashkimit Europian, pa u mbajtur peng nga askush.

“Puna jonë do të flasë për ne dhe unë mezi pres të punoj me secilin prej jush në të gjitha qendrat e votimi dhe kudo tjetër në Shqipërinë tonë, e cila në 2030-ën duhet të jetë anëtare e BE-së. Nuk mund të mbahet peng nga askush dhe për asnjë arsye”, u shpreh Spiropali.

Sipas drejtuesve politikë të Tiranës, ambicia për mandatin tjetër të PS është rritja më e madhe e pensioneve dhe rrogave të shqiptarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA