“Mos komunikoni me Whatsapp”, mbledhja me dyer të mbyllura, zbardhet porosia e Nokës për protestën: Dilni në terren, jemi në ‘luftë’

29/09/2024 20:06

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar të PD, Flamur Noka u është drejtuar të gjithë anëtarëve duke u thënë se për protestën e 7 tetorit duhet të angazhohen të gjithë dhe me disiplinë.

Ai u ka kërkuar që të zbresin në terren dhe të jenë “gati për luftë”.

“Ideja e parë ka qenë  bllokim aksesh ndaj ishte data 6 si fillim. Të gjithë kryetarët e degëve të angazhohen për pjesëmarrje. Takohuni me anëtarët, harroni  komunikimet me grupet Whatsapp. Ne jemi në luftë. Nuk kemi luksin të njoftohemi dhe të angazhohemi përmes kësaj mënyre. Nuk është  serioze.

Të respektojmë këdo që do të ftojmë në protestë. T’i takojmë. Degët e Tiranës duhet të jenë në terren çdo ditë. Anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe deputetët duhet të shpërndahen në zona. Jemi në luftë , t’i përgjigjemi me disiplina të hekurt. Nuk ka kthim pas. Të mos e mendoje kush. O fitore, o vetëm fitore”, ka thënë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA