Shiu i rrëmbyeshëm nga stuhia “Helene” ka shkatërruar pjesë të Karolinës së Veriut dhe Tenesit, shtete të cilat po kalojnë një fatkeqësi, teksa në juglindje të SHBA-së ka shkuar në 63 numri i viktimave për  shkak të përmbytjeve.

Mbi 400 rrugë mbeten të mbyllura në Karolinën e Veriut, ku 10 persona kanë humbur jetën. Furnizimet po transportohen me avion për banorët, tha guvernatori i shtetit Roy Cooper.

Autoritetet kanë vazhduar shpëtimin me varka, helikopterë dhe automjete të mëdha për të ndihmuar të bllokuarit nga përmbytjet, duke përfshirë rreth 50 punëtorë dhe pacientë që u grumbulluan në çatinë e një spitali në Tennessee.

Stuhia filloi si një uragan dhe u zhvendos në veri në Xhorxhias dhe Karolinës pasi arriti gjatë natës të së enjtes.

Edhe pse “Helene” është dobësuar ndjeshëm, sinoptikanët paralajmërojnë se erërat e forta, përmbytjet dhe kërcënimi i tornadove mund të vazhdojë.

Dëmi vlerësohet në mes 95 dhe 110 miliardë dollarë. Guvernatori Cooper e quajti atë një nga stuhitë më të këqija në historinë moderne që goditi Karolinën e Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA