23/11 23:05
Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar sot mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve pas vendimit të Apelit për të lënë dënimin me burg për deputetin Ervin Salianji.
Burime nga Kuvendi për Top Channel bëjnë me dije se nuk ka arsye për t’u mbledhur Këshilli pasi për rastrin në fjalë Kushtetuta e ka të parashikuar si veprohet me vendimet e formës së prerë.
Përmes një letre zyrtare drejtuar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, grupi i PD kërkoi që të mblidhet Këshilli “për të rivendosur autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, frenimin e akteve politike ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, dhe rikthimin e kushtetutshmërisë”, duke e cilësuar dënimin e Salianjit si një”hakmarrje politike”.
Top Channel