Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur mesditën e kësaj të enjte në Sukth të Durrësit.
Top Channel mëson se për pasojë ka mbetur i lënduar një 35-vjeçar, i cili është transportuar me urgjencë për në spitalin e Durrësit, pasi ka marrë goditje në qafë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimit dhe kapjen e autorit të sulmit.
“Rreth orës 12:50, në autostradën “Durrës-Tiranë”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës, shtetasin L. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin në zonë, për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel