EMRI/ Tragjike në Shkodër, humb jetën efektivi i FNSH, u aksidentua me motor si pasojë e motit të keq dhe ra në kanal

25/09/2024 08:26

Një efektiv i FNSH Shkodër, i identifikuar si Nikoll Lekndreu, ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar.

Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani bën me dije se efektivi pasi është takuar me disa miq të tij, ka qenë duke u kthyer në shtëpi me motor, por për shkak të stuhisë së madhe të shiut dhe erës e ka pasur të vështirë lëvizjen.

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se efektivi është aksidentuar me mjetin e tij dhe më pas ka rënë në kanal, e si pasojë ka gjetur vdekjen.

Policia e Shkodrës thotë se ngjarja është aksidentale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA