Një sherr me thikë ka ndodhur në Vlorë në fshatin Koti, ku për pasojë është plagosur një 23-vjeçar.

Ngjarja dyshohet se  ndodhi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ku 22-vjeçari E. H., ka plagosur me thikë K. Sh., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA