“Po dhunon, s’qenka mirë ky sot”/ Debat i fortë te “Check-up”, përplaset Vokshi me Ndrecajn: Ëhë, ëhu, janë pasthirrma jo argument kryetareje! Shko lexo se…

24/09/2024 12:05

Me debate të forta është shoqëruar mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-up, ku do dëshmonte mjeku Genc Byrazeri.

Teksa kryetarja e këtij Komisioni Albana Vokshi po i drejtohej Byrazerit disa herë me një pyetje lidhur me firmat në procesverbalet, nënkryetari Plarent Ndreca ka ndërhyrë dhe i ka thënë se po indimidon dëshmitarin dhe po tenton që të marrë një përgjigje të caktuar.

Pjesë nga debati në Komisionin Hetimor të Check-up mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecajt:

Ndreca: Ke 20 minuta që…

Vokshi: Kërko fjalën që të ta jap, nuk e merr dot vetë. Ta mbarojë Byrazeri

Ndreca-Nuk ka për ta mbaruar se pyetja ishte e paligjshme, intimiduese

Vokshi -Kush je ti more që përcaktoke ligjin

Ndreca-Pyetjet e tua janë orientuese, intimiduese, kërkojnë një përgjigje të caktuar, nuk të lë të bësh sipas qejfit

Vokshi -Boll o Plarent, të dërgoi njeri ndonjë mesazh?

Ndreca-Me mesazhe funksionoi ju. Keni bërë tre herë të njëjtën pyetje

Vokshi -Mbarove?

Ndreca-Mua mos më thuaj mbarove, se mbaroj kur të vendos unë

Vokshi -Mos u shqetëso

Ndreca-Nuk shqetësohem, shqetësohem vetëm për mosrespektim ndaj dëshmitarëve. E thërrasim të na ndihmojë dhe e përdhosim

Vokshi -Nuk qenka mirë ky sot

Ndreca-Lëreni more të flasë, e kuptoni dallimin mes jush dhe ne? Ne nuk ndërhyjmë në asnjë moment

Vokshi -Ti po dhunon, jo po ndërhyn por po dhunon

Ndreca-Shko lexo ligjin dhe kodin

Vokshi -Ëhë

Ndreca-Ëhë, ëhu janë pasthirrma që nuk i shkojnë kryetares së Komisionit, nuk janë argument

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA