Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur pasditen e kësaj të marte në zonën e Vorës në Tiranë.
Mësohet se ka ndodhur një konflikt mes disa personave, e si pasojë ka pasur të shtëna me armë në ajër.
Nga të shtënat nuk ka të plagosur, ndërsa ende nuk dihet motivi i konfliktit.
“Më datë 24.09.2024, rreth orës 17:40, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, ka patur një konflikt mes shtetasve A. G., 25 vjeç, E. L., 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet “Volkswagen Golf 5”, dhe shtetasit J. L., 31 vjeç, që lëvizte me një mjet tip “BMW”.
Gjatë konfliktit nga automjeti tip “BMW” dyshohet se është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. L., ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.
Top Channel