Deklarata e fortë e mjekut në Komisionin Hetimor: Sallat e kirurgjisë me shkallë kontaminimi mbi 40%, ka pasur shumë vdekje si rezultat i…

24/09/2024 12:32

Mjeku Genc Byrazeri ishte sot si dëshmitar në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-up, për të folur për kohën kur ai ka qenë anëtar i komisionit të  Check-up.

Gjatë dëshmisë së tij ai tha se më parë në sallat e vjetra të spitalit ka rezultuar se ka pasur ndotje të niveleve të larta.

“Nuk harroj kurrë… kemi kontaktuar në atë kohë ministrin Halim Kosova për mbylljen e disa sallave,  ku në 2013 rezultonte se në sallën e ORL, mostra të kontaminuar kanë qenë në shkallë 43%, urgjenca e kirurgjisë 2/3, kirurgji 40%. Nuk ka vend për diskutim. Ishim si Afrikë subsahariane. Ndotja ka qenë aq dramatike sa nuk e di se për çfarë faktesh mund të flasim. Ka pasur shumë vdekje si rezultat i gjendjeve septike. Kemi gjetur ndotje në vegla, poshtë krevatit, në sallë, këto janë fakte”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA