Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur ‘Rruga e drejtë e Kuçovës’.
Një çift bashkëshortësh humbën jetën, ndërsa vajza e tyre u plagos nga përplasja e një automjeti me një mjet bujqësor.
Mësohet se Ahmet Kafazi, 81-vjeç, bashkëshortja e tij Selushe Kafazi 77-vjeçe dhe vajza e tyre Feruze Barushi, 58 vjeçe udhëtonin në mjetin bujqësor kur u përplasën nga një automjet me drejtues drejtues Artur Kercukun. Për pasojë, humbën jetën çifti i të moshuarve dhe u plagos vajza e tyre 58 vjeçare. Kjo e fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi A. K., 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja S. K., 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja F. B., 58 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi A. K., dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja F. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa një grup hetimor po po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Top Channel