Vizita në Shkup, Spiropali takohet me kryetarin e BDI dhe ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: Krenarë mbi rolin e shqiptarëve këtu

23/09/2024 17:30

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj në Shkup, u takua me Kryetar i BDI, Ali Ahmeti dhe ish-kryetar i Kuvendit të RMV dhe ish-kryeministër, Talat Xhaferi me të cilët diskutoi mbi rolin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si faktor demokratizimi, integrimi, stabiliteti e paqeje në vend e në rajon dhe nevojën e ruajtjes së përfaqësimit të drejtë e proporcional të shqiptarëve në shoqërinë dhe institucionet e RMV.

Kryetarja e Kuvendit u shpreh: “Gjithmonë i veçantë takimi me Kryetarin e BDI, bacën Ali Ahmeti, dhe z. Talat Xhaferi, ish-kryetar i Kuvendit dhe ish-Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Krenarë mbi rolin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si faktor stabiliteti, paqeje dhe orientimi euro-atlantik në vend, ku theksuam nevojën e ruajtjes së përfaqësimit të drejtë e proporcional të shqiptarëve në shoqërinë dhe institucionet e RMV si dhe respektimin e arritjeve shumëplanëshe të tyre në funksion të një shoqërie multietnike e demokratike.”

Me kryetarin e LSDM-së, Venko Felipče, Spiropali diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera me RMV, partneritetin si anëtarë të NATO-s dhe drejt anëtarësimit në BE, integrimit rajonal dhe përfaqësimin e drejtë dhe proporcional të shqiptarëve në RMV.

Spiropali shprehu vlerësimin për qeverisë e drejtuara nga LSDM-së për avancimin e RMV drejt integrimit në BE, progresin politik dhe ekonomik të RMV dhe përpjekjet për të krijuar një shoqëri funksionale demokratike multietnike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA