Shkëmbim zjarri në Athinë/ Plagoset një shqiptar, në vendngjarje gjenden 7 gëzhoja
23/09/2024 18:34
Një shkëmbim zjarri ka ndodhur pak pas orës 18:00 në “Omonia” në kryqëzimin e rrugëve “Kretis” dhe “Akominatou” në Athinë.
Informacionet e para flasin për një të plagosur, i cili nuk është gjetur në vendngjarje nga policia, si dhe askush tjetër i përfshirë në ngjarje.
Por pak më vonë, një shqiptar me një plagë depërtuese në shpatull nga një plumb ka shkuar në Spitalin “Laiko” ku po i nënshtrohet një operacioni. Sipas asaj që u bë e ditur nga autoritetet policore, ka dëshmi që thotë se i plagosuri lëvizte me motoçikletë dhe shkëmbeu të shtëna me disa persona të tjerë.
Autoritetet policore që kanë shkuar në vendngjarje kanë grumbulluar 7 gëzhoja, të cilat i kanë dërguar për ekspertizë.
Top Channel