Këtë të hënë, Fatmir Bektashi u njoh me mbylljen e hetimeve të Dosjes partizani, hapur katër vite më parë dhe që për tjetërsimin e Sport Klub Partizanit u ballafaquan në SPAK dhjetëra funksionarë e ish-funksionarë, ushtarakë të lartë, pronarë e biznesmenë.
Biznesmeni Bektashi akuzohet se është njeriu që korruptoi Jamarbër Malltezin, gjithashtu ish pronar, që sipas kësaj skeme korruptoi vjehrrin e tij, ish kryeministrin e kohës Sali Berisha i cili finalizoi akte ligjore . Të mërkurën mbi mbylljen e hetimeve pritet të njihen edhe të akuzuarit e tjerë Berisha, marrë i pandehur në 11 shtator për korrupsion dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, akuzuar për kurrupsion dhe pastrim parash
Por kjo nuk do të thotë që çështja dërgohet menjëherë në gjykatën antikorrupsion. Prokurorët e posaçëm duhet të presin edhe dhjetë ditë të tjera për kundërshtime të mundshme.
Afati i fundit i mbylljes së hetimeve është 2 tetor dhe së bashku me këtë datë nis numërimi i kohës në paraburgim të ish kryeministrit dhe dhëndrit të tij , që mbahen nën arrest shtëpiak dhe mes shumë fronteve në gjykata do të pretendojnë edhe mbarim të masës.
Pasi dosja dorëzohet në gjykatë hidhet shorti për gjyqtarin paraprak që certifikon nëse hetimet janë apo jo të kompletuara
Vetëm aktakuza e komunikuar të pandehurve numëron rreth 500 faqe , që do të thotë se i lartë do të jetë edhe volumi i fashikujve ku janë administruar prova , dëshmi deri vendimmarrje të institucioneve prej 2005.
Nga lëvizjet këtu në SPAK është kuptuar se deri tani iu është komunikuar akuza akuza pesë personave. Por ky është një version jo zyrtar. Zyrtarisht pritet qe SPAK të njoftojë zyrtarisht mbasi të dorëzojë dosjen në gjykatë.
Top Channel