Raportimi i Ministrit të Brendshëm në Komisionin e Sigurisë, është shoqëruar me debate të forta mes kryetarit Nasip Naço dhe deputetit Asllan Dogjani.
Deputeti demokrat Asllan Dogjani kërkoi fjalën për procedurë, por Naço nuk e lejoi dhe kjo shkaktoi debat mes tyre.
Pjesë nga debati:
Nasip Naço: Nëse Jeni në garë me njëri tjetrin nuk ka procedurë, jeni në garë nuk ka. Të mbarojë ministri pastaj
Asllan Dogjani: (Përplas mikrofonin) Kam procedurë
Nasip Naço: Mos bërtit se nuk kam frikë, mos bërtit
Asllan Dogjani: Raportin e ka dërguar 10 minuta përpara
Nasip Naço: Kë raport, e kuptoj që keni probleme me njëri tjetrin, por nuk ua zgjidh dot. Të flasë ministri pastaj ke të drejtën e fjalës. Nuk ka raport.
Asllan Dogjani: Më jap fjalën për procedurë, mos bëj protagonistin
Nasip Naço: Po nuk ka procedurë tani ju lutem!
Asllan Dogjani: Më jep fjalën o zotëri!
Nasip Naço: Zgjidheni vetë problemin që keni me njëri tjetrin, të flasë ministri pastaj. E kuptoj që e keni garën me njëri tjetrin, as me mua as me ministrin.
Asllan Dogjani: Ore s’ma ndërpret dot fjalën mua
Nasip Naço: Unë nuk bërtas jam i urtë. Ti e ke problemin me Ferdinantin
Asllan Dogjani: Mos i ndalni të drejtën e fjalës për procedurë deputetëve të opozitës, na e ka dhënë zoti. Ju vini këtu për të bërë ndonjë lajm u bë sherr në komision. Ju lutem, ose mos e çoni fare raporton, ose çojeni në kohë. Këtë kisha për procedurë dhe mos na paragjykoni. E kërkova për raportin, unë jam shumë korrekt. Për procedurë fjalën s’ma ndalon dot ti.
Nasip Naço: Dhe për korrektësinë do gjeni pretekst ju? Ferdinanti bëri tre pyetje, nxori dhe 7 nga mënga për ta vënë në pozitë të vështirë. A do e lejoni ministrin të flasë për kërkesën tuaj?
Top Channel