Me debate është shoqëruar mbledhja e sotme e Komisionit të Sigurisë, teksa ministri i Brendshëm Ervin Hoxha u përgjigjet pyetjeve të bëra nga anëtarët, lidhur me rendin dhe sigurinë në vend.
Ndërkohë teksa tonet u ngritën dhe deputetët e opozitës i kërkuan të përgjigjet për disa çështje, anëtari socialist Paulin Sterkaj iu drejtua kolegëve demokratë duke i thënë që të mos i bëjnë presion ministrit por ta lenë të flasë.
“E di që deri në 2034 nuk do vini në pushtet dhe e keni lodhje të gjatë dhe mundim të gjatë por, ministri sa ka ardh në detyrë, e kemi thirr për ta pyetur, ne e kemi thirrur për t’i bërë presione dhe shantazhe, e falënderojmë që ka ardh po t’i lemë një shans dhe mos i bëjmë presione kaq të mëdha që mos na shohë si gogolë. Po ta hekë atë maskën, edhe ky di të bëjë presion”, tha ai.
Top Channel