“Jeni bërë gazi i botës”/ Salianji i drejtohet ministrit: Njëri prej aplikantëve për Policinë është në kërkim, thirreni për intervistë dhe arrestojeni!

23/09/2024 13:48

Deputeti demokrat Ervin Salianji, në Komisionin e Sigurisë ku raportoi ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, tha se drejtorët e policive në qarqe, ‘po tenderohen që të ndihmojnë në zgjedhje’.

“Po i tenderoni drejtorët e policisë në qarqe të ndihmojnë në zgjedhje.  Në zgjedhjet e kaluara është përdorur OFL. Drejtori analfabet Ardi Veliu nuk lexonte dot as abetaren, a doli në Elbasan dhe tha këtu s’ka pasur ngjarje. Me çdo hajdut edhe të përfshirë në krim. E njëjta gjë të doli kur ishte drejtor policie dhe tha vrasja e Klodjan Rashës ndodhi se kishte pistoletë në dorë.  Nga arrestimet arrestohet çdo hallexhi, por jo drejtuesit e grupeve kriminale që edhe dekonspirohen. Do paguhen prapë dy drejtor, Gledis Nano dhe drejtori i ri që do zgjidhet”-u shpreh Salianji.

Për garën e kreut të ri të Policisë së Shtetit, Salianji tha se njëri prej tyre është në kërkim dhe ironizoi se ai duhet thirrur për intervistë e më pas t’i vihen prangat.

Në situatën e vështirë që ju ka futur kryetari i partisë…për ruajtjen që i bëni..Tani kam disa pyetje. Këtu nuk vihet me qejf, nuk është ‘party’. Nga ato që lexoi ministri, e vërtetë ishte fjalia kur tha që nuk jam i kënaqur me punën e Taulant Ballës, Bledi Çuçit, e gjithë Shqipëria është e pakënaqur. Më vjen mire që e konfirmon. Vetëm ministri i ri e thotë. Ju që jeni deputetë, ça mbroni këtu? Meqenëse është i pakënaqur, te dekonspirimi i operacioneve, te përfshirja e krerëve të shtetit të krimi. Do jepni pagesa apo oriz dhe miell. Do keni kapacitetin që të rrisni pagat?

Se dakord që jeni i pakënaqur dhe më vjen mirë. Thatë në një deklaratë publike, të kundërtën e asaj që thatë ky. Ka një ligj dhe nuk quhet kupolë, por është kupolë mafie. Sa e kanë plotësuar prej punonjësve një urdhër të ministrit të Brendshëm të tregonin a kishin përdorur aplikacionin Sky?

Thatë që do ketë gjeneratë të re drejtuesish, po ju i keni përcaktuar? Sa herë vjen një ministër sjell nga një ligj të ri. Keni thënë të vërtetën, ligji gjasme me aplikacion. Të sjell nga karagjoz Ttiktoku, i ke njerëz në kërkim aplikantët për drejtor policie. Thirreni të japë intervistë të arrestoni se jeni bërë gaz i botës. Ku e dini që do të ketë një gjeneratë të re kur aplikimet ende nuk janë verifikuar. Me komisionin që keni ju, e dimë që i keni të caktuar.”-tha Salianji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA