Ideja për të ndërtuar Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi, Rama: Një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit

23/09/2024 21:00

Kryeministri Edi Rama ka në plan të ndërtojë në Shqipëri një shtet të vogël, i njëjtë si ai i Vatikanit, për bektashinjtë.

Shteti i ri parashikohet të jetë i shtrirë në një sipërfaqe sa pesë blloqe banimi të qytetit të Nju Jorkut dhe brenda tij do të lejohet alkooli, gratë do të lejohen të veshin çfarë të duan dhe të mos imponojnë rregulla të stilit të jetesës.

Në një intervistë për NYT, kryeministri Rama tha se qëllimi i shtetit të ri është të promovojë një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria. “Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”, tha ai.

Para disa minutash ai postoi librin e shkrimtarit kanadez. Robert Elsie “Bektashinjtë shqiptarë, Historia dhe kultura e një Urdhri Dervish në Ballkan”.

Rama shprehet se ai është një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, të cilin ai e quan një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një ent sovran shpirtëror me qendër në Tiranë.

Kryeministri thekson se Selia botërore është krijuar prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste

“Një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një ent sovran shpirtëror me qendër në Tiranë, ku bektashinjtë Selia botërore është krijuar prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste”, ka shkruar Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA